Transmetuar më 11-08-2015, 21:03

Ajo është në fazën e fundit të shtatzënisë, në pritje të fëmijës së saj të parë. Por showgirli italiane Elisabetta Canalis nuk heq dorë nga kënaqësitë e jetës dhe veçanërisht nga zhytjet në det.

Aktorja dhe modelja 36 vjeçare e shoqëruar nga bashkëshorti, kirurgu amerikan Brian Perry ka shijuar të dielën rrezet e diellit dhe ujin e detit në Manhattan Beach të Los Angeles (SHBA).

E veshur me bikini të zeza ajoi duket mjaft në formë, ndërsa pavarësisht shtatzënisë nuk kursen zhytjet akrobatike në det. Gjatë gjithë shtatzënisë ajo ka qenë mjaft aktive, madje nuk ka ndalur as stërvitjen./a.y/noa.al

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd