Transmetuar më 11-08-2015, 19:36

Dy vajza angleze nga Gloucestershire, Catherine Boughton dhe Samantha Tozer jeta i ka vendosur përballë një pengese jo të vogël. Që të dyja po përballen me kancerin dhe janë në fazë trajtimi.

Cat zbuloi se ishte e sëmurë një ditë pas ditëlindjes së saj të 21. Lajmi e tronditi por ajo nuk u dorëzua, përkundrazi nisi të luftojë kundër së keqes.

Ajo vendosi që ta ndajë historinë e saj në rrjetet sociale, për të ndihmuar gjithë ata që vuajnë nga kanceri.

“Të jesh sëmurë nuk do të thotë vetëm takime dhe vizita në spital. Mundesh sërish të argëtohesh dhe ta shijosh jetën, pavarësisht se je prekur nga kanceri. Jam e sigurtë për atë që them”, shkruan Cat në një faqe që ka hapur online për të mbledhur fonde kundër kancerit.

Sëmundja bëri që të njohë një person, që zuri një vend të rëndësishëm në jetën e saj. Quhet Sam dhe ajo vuan gjithashtu nga kanceri. Të dyja vajzat në moshë të re nuk njoheshin më parë, ndonëse jetonin vetëm pak kilometra larg.

Sam e kontaktoi Cat pasi zbuloi falë disa miqve të përbashkët, që vuanin nga e njëjta e keqe. Që nga ai moment ato nuk janë ndarë dhe janë bërë shoqe të ngushta.

Ato flasin çdo ditë në Facebook dhe në telefon njëlloj si dy vajza normale, por në vend që të flasin për veshje, tualete dhe aksesorë, bisedojnë për betejën e tyre të ashpër.

Ato u njohën pasi Sam u diagnostikua me kancer dhe ndihej vetëm, por falë ndihmës së Cat ajo mundi të përballojë simptomat e para të terapisë.

Tashmë Cat e ka mposhtur tumorin dhe nga analizat e findut të Sam, duket se edhe ajo është në rrugën e mbarë, pasi analizat kanë treguar se tumori thuajse është zhdukur i gjithi./a.y/noa.al

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd