















Është një thesar i vogël, për të cilin shumë pak ishin në dijeni. Janë 12 fotografi bardhë e zi, të shkrepura në martesën e princit Charles dhe princeshës Diana.
Janë fotografi të papublikuara më parë, të cilat i përkasin një prej martesave më të famshme në botë, asaj të Charlsit të Anglisë dhe Diana Spencer.
34 vite pas 29 korrikut të vitit 1981, Henrietta Gordon Cumming, asistente e fotografit Lord Patrick Lichfield, e afërme e familjes mbretërore ka vendosur që të hapë koleksionin personal.
Fotografitë të cilat do të dalin në ankandin e Bostonit më 24 shtator, janë realizuar gjatë ceremonisë në katedralen St.Paul, dhe gjatë pritjes në Buckingham Palace (Pallati mbretëror).
Në to shihet Diana me fustan nusërie dhe anëtarë të familjes, në mesin e tyre dhe mbretëresha Elisabetta, princi Charles, princesha Anna, princesha Margaret dhe princi Andrew.
Këto fotografi shoqërohen edhe nga deklarata e autenticitetit ku autori shpjegon se, “I kam stampuar personalisht fotografitë bardhë e zi në një dhimë të errët të Aubrey Walk. Nuk u dorëzuan me albumin zyrtar dhe vetëm pak njerëz i kanë parë”./a.y/noa.al
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd





