Transmetuar më 11-08-2015, 16:09

Nëse për pjesën më të madhe të njerëzve vera është periudha më pak e ngarkuar me punë, për të nuk ndodh kështu.

Bukuroshja Marina Vjollca, e cila mbrëmjen e djeshme prezantoi Summer Fest në Vlorë, sot është ndalur për të shijuar bukuritë jo shumë të njohura të këtij vendi.

Ajo publikon në Instagram momente teksa shëtit me mjet lundrues në det. “Relaks, shpella e Karaburunit”, shkruan Marina bashkëngjitur fotografisë, ku shihet e veshur me një fustan sportiv të zi, me flokët disi të çrregullt dhe me syze vendosur.

Ndërkohë dje ndërsa përgatitej për prezantimin e mbrëmjes, nuk ngurroi të shijonte ujin e detit në Vlorë./a.y/noa.al

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd