Transmetuar më 11-08-2015, 15:55

Këtë verë ajo e ka shijuar në maksimum, ku një pjesë të mirë të saj e ka kaluar dhe vijon ta kalojë në plazh.

Modelja dhe fashonistja Aurela Hoxha, publikon vazhdimisht në rrjetet sociale çaste nga pushimet e saj.

Sot në Instagram ajo tregon “Aurelën e vogël”, ose së paku kështu shkruan në një fotografi ku shihet duke lozur me një kovë plazhi për fëmijë.

Por ajo që bie në sy është se përtej lodrave fëmijnore, rrobat e plazhit të Aurelës tregojnë krejt të kundërtën, një femër provokuese e cila ekspozon shumë nga trupi.

Prej disa ditësh ajo po shijon brigjet e jugut, ku duket se po kënaqet në çdo moment./a.y/noa.al

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd