Transmetuar më 11-08-2015, 15:13

Tiranë, 11 gusht 2015, NOA.al- Policia e kryeqytetit vë në pranga pronarin e ëmbëltores ku ndodhi shpërthimi në zonën e “Don Boskos”, pasditen e së dielës.

Abdullah Dervishi u arestua sot, pasi në bazë të hetimeve  lidhur me shkaqet e shpërthimit të bombolës së gazit, ku mbetën të plagosur 21 persona është arritur në përfundimin se shpërthimi ka ardhur si pasojë e një pakujdesie njerëzore.

Gjithsesi ende nuk dihen zyrtarisht akuzat e ngritura ndaj Dervishit, por mësohet se do të pritet dalja e tij nga spitali për të vijuar më tej me procedurat.

Nga hetimet është zbuluar se shkak i shpërthimit ka qenë rrjedhja e gazit në tubat lidhës të bombulës me sobën, ndërsa burim ka qenë një cigare apo dhe një vatër sobe e ndezur.

Nga të plagosurit, Kujtim Çela një kalimtar i rastit paraqitet në gjendje mjaft të rëndë shëndetësore, i cili është shtruar në spital së bashku me Dervishin, bashkëshorten dhe vajzën e këtij të fundit.

Ndërkohë pronarët e bizneseve pranë ëmbëltores, të cilat kanë pësuar dëmtime nga ngjarja kanë kërkuar dëmshpërblim./a.y/noa.al

Shpërthimi i gazit, 67-vjeçarja: Fluturova 5 metra në ajër, humba ndjenjat, jam zgjuar në spital

Shpërthimi në lokal, pronari: Bombola nuk u hap, ja ç’ndodhi

Shpërthen bombola e gazit në një lokal në Tiranë. Emrat e 21 të plagosurve

Komentoni mbi këtë lajm më poshtë. Nëse keni diçka për të raportuar mbi këtë temë, na shkruani tek [email protected]

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd