Transmetuar më 11-08-2015, 15:02

Tiranë, NOA.al- Kthjellime dhe vranësira kalimtare do të dominojnë Veriun e Shqipërisë dhe pjesën më të madhe të zonave qendrore, ndërsa  vranësira më të dukshme do të ketë në Jug të vendit ku do të ketë edhe shira afat-shkurtër.

Pasditja do të vijojë me kthjellime dhe vranësira të lehta në zonat veriore, ndërsa Qendra por më tepër Jugu i Shqipërisë do të mbetet nën ndikimin e vranësirave dhe shirave që herë pas here shira do të jenë rrebeshe. Mbrëmja do të risjellë kthjellimet në pjesën më të madhe të vendit, përjashtuar ekstremin Juglindor ku do të ketë vranësira dhe shira të dobët.

Temperaturat e ajrit do të ulen lehtë, më e ndjeshme në orët e mesditës.

Era do të fryjë mesatare, me shpejtësi deri 30 km/h nga drejtimi  veriperëndimor – verior duke gjeneruar në det dallgëzim 2 – 3 ballë.

Europa

Vranësira të dendura dhe shirat do të vijojnë ndikimin e tyre mbi vendet Nordike. Po ashtu, me stuhi të forta ere dhe rrebeshe shirash paraqitet moti në Jug të Britanisë dhe Francën Jugperëndimore. Edhe një pjesë e Europës Jugore do të ndikohet nga vranësira të herë pas hershme duke rrezikuar nga rrebeshe stuhi ere dhe rrebeshe shiu, Italinë Jugore, Greqinë dhe gadishullin e Ballkanit.

Kthjellime dhe temperatura të larta do të dominojnë motin mbi Europën Lindore dhe pjesën më të madhe të Europës Jugperëndimore dhe Qendrore. /e.gj/noa.al

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd