
Kosovë, 11 gusht 2015, NOA.al- Partitë opozitare në Kosovë kanë dorëzuar sot në Gjykatën Kushtetuese kërkesën që kundërshton ndryshimet kushtetuese për formimin e Gjykatës Speciale.
Deputetja e Vetëvendosjes Albulena Haxhiu tha se, në arsyetimin e dhënë në këtë lëndë ata kanë kontestuar mënyrën se si është riproceduar amendamenti, gjë e cila sipas tyre është jashtë procedurave të Kuvendit dhe rregullores, por edhe përmbajtjen e vetë amendamentit.
Opozita kosovare, edhe pse nuk beson në kredibilitetin e Kushtetueses, sërish i bën asaj thirrje dhe shpreson që të marrë një vendim të drejtë në afatin e përcaktuar prej 60 ditësh.
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd





