Transmetuar më 11-08-2015, 12:28

Francë, 11 gusht 2015, NOA.al- Televizioni francez “France 24” pasqyron transformimin e ishullit të Sazanit në Shqipëri nga një bazë sekrete ushtarake në një atraksion turistik për të gjithë. Ishulli ka vetëm pak kohë që është hapur, por numri i turistëve që e vizitojnë atë është duke u rritur.

“Gjatë komunizmit mendonim 24 orë vetëm për luftë dhe presioni psikologjik ishte shumë i madh”, shprehet për kamerat e televizionit francez një 61-vjeçar që jeton afër zonës dhe që i bën një përshkrim të detajuar bukurisë së këtij ishulli në jug të Shqipërisë.

Ndërkohë, drejtori i Agjencisë Kombëtare të Bregdetit, Auron Tare, rrëfen për televizionin francez se ishulli i Sazanit do t’u ofrojë turistëve misteret e Shqipërisë komuniste, dhe historinë e pasur apo trashëgiminë kulturore të asaj kohe. /e.gj/noa.al

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd