
Vlorë, 11 gusht 2015, NOA.al- Policia e Vlorës ka sekuestruar 2.5 gr lëndë narkotike të llojit “Kokainë”. Sasia e drogës ju është gjetur shtetasve, Taulant Haskaj, 43 vjeç, banues në Vlorë dhe Xhulio Dane, 21 vjeç, banues në Vlorë.
Policia ka bërë arrestimin në flagrancë të këtyre dy shtetasve , të cilët po lëviznin me një automjet tip AUDI-A4 në lagjen “28-Nëntori”.
Pas një kontrolli të ushtruar nga forcat e policisë, këtyre dy shtetasve ju janë gjetur 3-doza më lëndë narkotike të llojit “Kokainë”.
Lënda narkotike ishte e mbështjellë me qese të tejdukshme dhe me një peshë prej 2.5 gr.
Ndërkohë, Policia ka shpallur në kërkim shtetasin, Mariglen Hamzo, 30 vjeç, banues në lagjen “24-Maji”-Vlorë, pasi automjeti rezulton në pronësi të këtij shtetasi.
Policia po punon për kapjen dhe arrestimin e këtij shtetasi për veprën penale “Prodhimi dhe Shitja e Narkotikëve”. /e.gj/noa.al
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd





