Transmetuar më 11-08-2015, 11:46

Durrës, 11 gusht 2015, NOA.al- Hynë natën në shtëpinë e një shtetasi prangoset në flagrancë 48 vjeçari.
Ngjarja ka ndodhur mbrëmë në lagjen Nr.13 në Durrës,ku shtetasi Enver Haku 48 vjeç, banues në Durrës ka hyrë vjedhurazi në banesën e shtetases F.H., 38 vjeçe, dhe ka vjedhur një çantë ku ka patur 250 Euro,dokumente dhe një telefon Nokia.
Falë ndërhyrjes së shpejtë të forcave të policisë është bërë e munduar prangosja e 48 vjeçari, materialet e të cilit i kanë kaluar për hetim prokurorisë. /e.gj/noa.al
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd





