
Tiranë, 11 gusht 2015, NOA.al- Prej ditësh disa mediat, kanë shkruar për një takim të mundshëm mes kryeministrit Edi Rama, dhe ish-kryeministrit socialist Fatos Nano. Takimi i cili thuhet të jetë zhvilluar në kafenenë e Kryeministrisë, në fakt nuk u konfirmua nuk u konfirmua nga personat e ngarkuar për marrëdhëniet me mediat në godinën e qeverisë, por referuar mediave on line, ish-kryeministri ka vajtur atje pa rënë në sy. Ndërkaq thuhet në këtë takim ka qenë edhe një prej këshilltarëve të besuar të kryeministrit Rama.
Po sipas të njëjtave burime, qëllimi i këtij takimi ka qenë, mbështetja që Rama i ka kërkuar Nanos, në rast të një shkëputjeje të LSI, nga koalicioni qeverisës.
Por i kontaktuar nga gazeta “Panorama”, ish-kryeministri Nano, nuk e ka pohuar një takim të mundshëm me pasardhësin e tij, por as nuk e ka mohuar atë. “Panorama” shkruan se Nano e ka konsideruar këtë një lajm serioz, ndërsa është shprehur se ndodhet me pushime serioze.
“Ky është lajm serioz, por kur paska filluar media shqiptare të merret me gjera serioze?”, mësohet të jetë shprehur ish-kryeministri Nano për gazetën, ndërsa ka vijuar mesazhin e tij duke thënë se ndodhet me pushime serioze.
Ish-kreu i Partisë Socialiste ka zhvilluar takime publike me pasardhësin e tij në këtë parti gjatë periudhës së zgjedhjes së presidentit të republikës, ku Nano kërkoi mbështetjen për të qenë kandidat për kryetar shtetit i opozitës së atëhershme.
Në 2012 Nano u takua sërish me Edi Ramën në zyrën e tij në PS, pas vetëshpalljes së kandidaturës së tij për president, por në tryezën e negociatave mes krerëve të të gjitha partive parlamentare, emri i Fatos Nanos nuk u propozua nga e majta.
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd





