
Krujë, 11 gusht 2015, NOA.al- Tre shtetas kanë dhunuar fizikisht një 44 vjeçar. Ngjarja është shënuar në Krujë, ku forcat e policisë së këtij qyteti kanë bërë arrestimin ne flagrancë të shtetasve Kastriot Sana 40 vjeç, banues në Krujë, Afrim Sana 37 vjeç, banues në Krujë si dhe shtetasin A.H. 34 vjeçe,banuese në Fushë-Krujë.
Këta shtetas kanë dhunuar fizikisht dhe kanë kanosur shtetasin A.H., 44 vjeç banues në Fushë-Krujë,duke i shkaktuar dëmtime të rënda fizike.
Për pasojë shtetasi A.H. ndodhet në Spitalin Ushtarak Tiranë por fatmirësisht jashtë rrezikut për jetën. Policia ka dërguar në prokurori dosjen për ndjekje penale nga tre shtetasve të lartpërmendur. /e.gj/noa.al
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd





