Transmetuar më 11-08-2015, 10:21

Elbasan, 11 gusht 2015, NOA.al- Një punonjës poste në Gramsh akuzohet për vjedhje. Denoncimi ndaj tij ka ardhur nga shtetasja me inicialet Xh.T, 49 vjeë banuese në fshatin Lubinjë në Gramsh.
Pas denoncimit, Policia pretendon se shtetasi V.XH 54 vjeë, banues në Gramsh, në muajin dhjetor 2014, duke qenë në detyrën e punonjësit të postës shqiptare, dyshohet se ka falsifikuar firmën e shtetases XH.T. , në bordero dhe nuk i ka dhëne lekët e ndihmës ekonomike në shumën prej 3.300 lekësh.
Policia i ka dërguar materialet prokurorisë për hetime të mëtejshme. /e.gj/noa.al
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd





