Transmetuar më 11-08-2015, 08:45

Vlorë, 11 gusht 2015, NOA.al- Policia e Vlorës ka zbuluar dhe asgjësuar 3-parcela me 541-rrënjë bimë narkotike të llojit “Canabis-sattiva”, në fshatin Sevaster.
Bimët narkotike u konstatuan të mbjella, në vendin e quajtur “Përroi Rustame”, në mesin e një bimësie të dendur në 3-sipërfaqe toke pa pronarë të hapura posaçërisht për mbjelljen e këtyre bimëve narkotike, me lartësi 40-150 cm, të cilat Policia i asgjësoi me djegie.
Policia po punon për identifikimin dhe kapjen e kultivuesve të këtyre bimëve narkotike. /e.gj/noa.al
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd





