
Puna me orare të zgjatura ju shkakton të gjithëve stres. Ndaj duhen gjetur mënyrat për ta kaluar atë sa nuk është bërë problem për ju.
Për të kaluar situatat stresonte sidomos në punë janë bërë studime të shumta.
Ju duhet ti bëni pyetje vetes jeni apo jo të stresuar dhe kjo është një pyetje që do ju ndihmojë që t’ia dilni mbarë me kalimin e kohës.
Ngrihuni nga karrigia dhe ecni pak nëpër dhomë ose përgjatë zyrës ku punoni. Në këtë mënyrë do të rregulloni qarkullimin e gjakut dhe do të çlodhni muskujt e këmbëve dhe të shpinës.
Dëgjimi i një kënge është një mënyrë e mirë për t’iu dhënë një moment freskie e cila zgjat gjithë ditën. Dëgjojeni atë gjatë pushimit ose përdorni kufjet për ta dëgjuar nga kompjuteri kur punoni.
Shikimi i një peizazhi apo portreti të një personi ju shpie shumë larg dhe lehtëson stresin e punës. Prandaj, vendosni në tavolinë ose në ekranin e kompjuterit fotografinë e njeriut më të dashur ose të peizazhit më të preferuar.
Nëse gjatë pushimit të drekës shoqëroheni me miqtë tuaj do të ndiheni më të lehtësuar nëse flisni me ta. Mund të ndani shqetësimet tuaja ose mund ta hiqni mendjen duke dëgjuar shokun tuaj. /e.gj/noa.al
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd





