Transmetuar më 10-08-2015, 20:49

Të gjithë e dinë që gratë dhe burrat nuk i ndiejnë dhe perceptojnë njëlloj  gjërat. Kjo ndodh edhe përsa i përket të ftohtit ose temperaturave të mjedisit.

Dy shkencëtarë holandezë kanë botuar përfundimet e një studimi ku rezulton se gratë e ndjejnë shumë më tepër të ftohtin se burrat. Pasojë e këtij fakti është se në zyrat ku punon gjithë ditën ajri i kondicionuar, burrat ndjehen më mirë kur temperatura është 22 gratë celsius, ndërsa gratë e duan atë  24 gradë celcius.

Dy gradë diferencë mund të mos duket si dallim shumë i madh, por të mos harrojmë se burrat në zyrë vishen me kostum, ndërsa gratë, gjatë stinës së verës kur punon ajri i kondicionuar vishen shumë më lehtë.

Sipas studimit, rregullimi i temperaturës në mjedise pune bëhet me standardet e caktuara që në vitet 1960 kur në zyra kishte përgjithësisht vetëm burra, dhe sepse inxhinierët dhe teknikët që mirëmbajnë sistemet e ajrit të kondicionuar janë në masë dërrmuese burra.

Një tjetër temë për debatin e nxehtë mbi dallimin mes gjinive dhe sa diskriminuese janë rrethanat ndaj grave. /e.gj/noa.al

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd