
Tiranë, 10 gusht 2015, NOA.al- Shirat e muajit shkurt qenë fatale për banorët e Novoselës dhe të fshatrave për rreth, duke përmbytur gjithçka kishin më me vlerë. Kanë kaluar gjashtë muaj dhe banorët e këtyre zonave shprehen se nuk kanë marrë asgjë nga qeveria, ndaj sot kanë protestuar duke bllokuar aksion kombëtar, protestë e cila ka vijuar edhe para godinës së ish-komunës.
Ata e quajnë të padrejtë ndarjen e të dëmshpërblimeve të dhëna nga qeveria.
Banorët kërkojnë drejtësi për dëmshpërblimet, të cilat sipas tyre kane qenë selektive deri më tani. Ata akuzojnë ish-drejtuesit e komunës për korrupsion, pasi siç thonë banorët, familje të shumta s’kanë përfituar asgjë pavarësisht dëmeve të shumta.
Protestuesit deklarojnë se u janë drejtuar institucioneve përkatëse, por nuk kanë marrë zgjidhje. Nga skema, sipas tyre, janë përjashtuar edhe invalidët, pavarësisht se janë deklaruar si parësorë.
Përmbytjet e shkurtit në Novoselë shkaktuan dëme kolosale në banesa, bujqësi dhe blegtori. /e.gj/noa.al
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd





