
Tiranë, 10 gusht 2015, NOA.al- Gjatë javës së kaluar në të gjithë vendin , Strukturat e Policisë së Shtetit kanë vijuar punën për “Parandalimin dhe goditjen e veprimtarisë së paligjshme”, konkretisht në parandalimin e ndërtimeve të paligjshme , prerjen e paligjshme të pyjeve , si dhe organizimin e llotarive të palejuara.
Sipas policisw, në fushën e ndërtimeve të paligjshme, gjatë javës së kaluar në të gjithë vendin janë evidentuar 32 raste të ndërtimeve pa leje. Për këto raste janë evidentuar dhe proceduar 32 autorë nga të cilët, 4 autorë janë arrestuar në flagrancë, 26 autorë ndiqen në gjendje të lirë dhe 2 autorë janë shpallur në kërkim.
Në kuadër të masave për parandalimin e prerjeve të paligjshme të pyjeve, gjatë javës së kaluar në të gjithë vendin janë evidentuar 10 raste me 10 autorë, nga këta , 1 person është arrestuar në flagrancë, ndërsa 9 të tjerë ndiqen në gjendje të lirë.
Ndërsa në fushën e organizimit të llotarive të palejuara, Policia e Shtetit gjatë javës së kaluar, ka evidentuar 8 raste me 8 autorë, të cilët janë proceduar penalisht në gjendje të lirë.
Në cilësinë e provës materiale janë sekuestruar 8 makineri të lojërave të fatit e aksesorë të tjerë që shërbejnë për këtë qëllim. /e.gj/noa.al
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd





