Transmetuar më 10-08-2015, 17:38

Rita Ora këngëtarja angleze me origjinë shqiptare është në kulmin e karrierës së saj muzikore. Tek ajo e kanë vëmendjen të gjithë, ndaj nuk ka sesi  tu shpëtojë kopertinave të revistave më të famshme në botë. Këtë verë Rita ka zënë  faqen e parë të revistës prestigjioze “Glamour” .

Në faqen e parë të kësaj reviste Rita shkëlqen e gjitha dhe seti fotografik që ajo ka realizuar të lë pa fjalë.

Në Instagram ajo ka postuar disa foto të realizuara për këtë revistë. Rita mban veshur një  fund të zi, të gjatë shumë modern me një këmishë stil mashkullor sipër, të pa veshur plotësisht duke i nxjerrë jashtë njërën anë të gjoksin, të cilin e ka mbuluar vetëm me flokë.

Me pak fjalë në këtë foto Rita i ka nxjerr të gjitha, por fotoja është shumë stil dhe e bukur, ashtu si dhe këngët e saj ndaj e meriton ta shijojë suksesin. /e.gj/noa.al

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd