
Tiranë, NOA.al- Kthjellime dhe vranësira të lehta do të dominojnë të gjithë territorin deri në mesditë kur do të ketë zhvillim të vranësirave në zonat malore duke i rrezikuar nga shira afat-shkurtër në formë rrebeshi. Pasditja do të vijojë me kthjellime dhe vranësira të lehta, e kalimtare në bregdet dhe zonat e ulëta por vranësira më të dukshme dhe shira të izoluara do të ketë në zonat malore përgjatë kufirit Lindor. Gjatë natës dhe deri mëngjesin pasardhës, moti do të jetë me kthjellime dhe vranësira të lehta.
Sipas MeteoAlb, temperaturat e ajrit nuk do të pësojnë ndryshime të ndjeshme, si në vlerat e mëngjesit ashtu dhe në vlerat e mesditës. Era do të fryjë mesatare, me shpejtësi deri 27 km/h nga drejtimi jugperëndimor duke bërë që në det të gjenerohet dallgëzim 2 – 3 ballë.
Europa
Zona e Alpeve të Europës dhe Italia Jugore do të mbeten me vranësira dhe shira të herë pas hershëm. Po ashtu, birgjet perëndimore të Skandinavisë do të dominohen nga vranësira të shoqëruara me stuhi ere dhe rrebeshe shirash. Moti i kthjellët me vranësira të lehta do të dominojë Europën Jugperëndimore, pjesën më të madhe të Qendrës së kontinentit si dhe Europën Lindore./a.y/noa.al
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd





