Transmetuar më 10-08-2015, 14:24

Një masiv gurësh me një total 360 me një diametër prej 5 milimetrash, njëlloj si sfera mermeri identike me njëra tjetrën, u gjetën në trupin e në pacienteje.

Mjeku Makhan Lal Saha, profesor kirurgjie në Institute of Post Graduation Medical Education and Reseach (Ipgmer) në Kalkutë, nuk po u besonte syve nga ajo që pa në trupin e gruas 49 vjeçare që po operonte, për të hequr gurët në veshka.

“Nuk kisha parë kurrë diçka të tillë në 37 vite karrierë. Është hera e parë në histori që në një pacient të hiqen kaq shumë gurë”, thotë mjeku indian.

Pacientja Mousumi Dam, vuante prej kohësh nga dhimbje kronike stomaku dhe refluksi, gjë që i provokonte aciditet.

Pas konsultës me doktorin dhe analizat, ajo u dërgua në Ipgmer, ku ju nënshtrua ndërhyrjes kirurgjikale gjatë së cilës dolën 360 gurë.

“Për heqjen e tyre u deshën 50 minuta. Por ajo që është befasuese është fakti se që të gjithë kishin të njëjtën përmasë dhe dukeshin si identikë”, shprehet Lal Saha./a.y/noa.al

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd