
Vlorë, 10 gusht 2015, NOA.al- Një i ri është vënë në pranagt e policisë së Vlorës, pasi ishte shpallur në kërkim për deklarim të rremë.
Gjatë ditës së djeshme u arrestua 31 vjeçari Hekuran Rama, nga Orikumi, i akuzuar për veprën penale “Veprime që pengojnë zbulimin e së vërtetës”.
Arrestimi i tij u bë në qytetin e Orikumit pasi ka dhënë deklarime të rreme në lidhje me djegien e një mjeti lundrues disa muaj më parë.
Hekuran Rama është shpallur në kërkim më 9 prill 2015 dhe ndaj tij është caktuar masa e sigurisë “Arrest në burg” për këtë vepër penale./a.y/noa.al
Komentoni mbi këtë lajm më poshtë. Nëse keni diçka për të raportuar mbi këtë temë, na shkruani tek [email protected]
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd





