Transmetuar më 10-08-2015, 13:19

Fejesa e tyre bëri jehonë në media, për shkak se këngëtari nuk kishte folur asnjëherë për lidhjet e tij. Por tashmë dita e madhe e këngëtarit Sinan Hoxha kur do të lidhë kurorë me bukuroshen Andrra Destani po afron.

Çifti ka shpërndarë ftesat e ceremonisë fundjavën e kaluar, ku ftohen mysafitët që të marrin pjesë në ceremoninë martesore që do të mbahet në 27 gusht, në një nga resortet më luksoze në Tiranë.

Me kërë rast ata kanë përgatitur një ftesë të veçantë, jo në pamje dhe aq, se sa në përmbajtjen e saj.

Ja ç’shkruhet brenda; “Do të martohemi! E kemi vendosur, në doni besojeni, në doni jo! Për të qenë dëshmitarë të këtij gëzimi do të donim të ishit pjesë e festës sonë. Nuk duhet të ndiheni të ftuar, duhet të ndiheni të detyruar”.

Mësohet se çifti do të realizojë dy ceremoni, një tradicionale dhe tjetra me miq dhe të ftuar të shumtë Vip./a.y/noa.al

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd