Transmetuar më 10-08-2015, 12:39

Një turist spanjoll i moshës 32 vjeçare gjeti vdekjen në Villaseca de la Sagra, pasi u qëllua me brirë nga një dem.
Viktima donte të fiksonte me smartphone vrapin e përvitshëm të demave, i cili zhvillohet në qytezën spanjolle.
Burri u qëllua në shpatull dhe u dërgua menjëherë në spitalin e Toledo. Por për shkak të dëmtimeve të marra gjeti vdekjen pak më vonë. Ky është rasti i katërt kur një person vdes këtë vit në një incident të tillë./a.y/noa.al
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd





