Transmetuar më 10-08-2015, 12:26

Ajo është një prej femrave më të komentuara dhe të ndjekura të momentit, prej angazhimit të saj në televizion si dhe prej fansave të shumtë që ka.
E angazhuar në prezantimin e “Summer Fest”, Marina Vjollca është ndalur në Vlorë. Por me këtë rast ndërsa ndodhej për punë, ajo nuk i ka rezistuar dot ujit dhe është zhytur në det, duke bërë kështu një rrugë dhe dy punë.
Marina ka publikuar foto ku shihet e zhytur në ujë, ndërsa mban syze dielli të vendosura. Pavarësisht zërave të shumtë që kanë qarkulluar në media, për lidhje të mundshme të saj, Marina është treguar gjithmonë e rezervuar për jetën e saj private./a.y/noa.al
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd





