
Durrës, 10 gusht 2015, NOA.al- Një zjarr i dyshimtë i rënë në një parkim në Rrushkull të Durrësit, ka shkaktuar djegien e tre automjeteve.
Rreth orës 05.20 të mëngjesit të sotëm si pasojë e zjarrit të rënë në parkim janë djegur tre autobusë të tipit benz me targa AA367DI, AA625EY, dhe AA133FO në pronësi të 45 vjeçarit F.A., banues në Rrushkull, i cili bënte linjën Rrushkull-Durrës.
Mësohet se si pasojë e zjarrit nuk ka persona të lënduar por vetëm dëme materiale. Zjarrëfikësja e mbërritur në vendin e ngjarjes, ka bërë të mundur fikjen e zjarrit.
Sakaq grupi hetimor po punon për zbulimin e shkaqeve të rënies së zjarrit. Lidhur me këtë rast materialet i kaluan Prokurorisë për veprën penale “Shkatërrimi i pronës me zjarr”./a.y/noa.al
Komentoni mbi këtë lajm më poshtë. Nëse keni diçka për të raportuar mbi këtë temë, na shkruani tek [email protected]
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd





