



Tiranë, 10 gusht 2015, NOA.al- Tre persona janë vënë në pranga të kapur me lëndë narkotike, në kuadër të operacionit të koduar “Çokollata”.
Të ndaluarit janë Oldian Proko, 26 vjec, lindur dhe banues në Gjirokastër; Fatos Velaj, 42 vjeç, lindur në Poliçan dhe banues në Tiranë dhe Vjosa Çaçi, 26 vjeçe, lindur dhe banuese në Gjiokastër.
Burime zyrtare nga policia thanë për Noa.al, se prangosja e tyre u bë pasi merreshin me shpërndarje të lëndës narkotike të llojit kanabis sativa.
Ata u ndaluan pasditen e djeshme nga blutë e kryeqytetit në afërsi të aeroporit “Nënë Tereza” në Rinas në momentin që po lëviznin me automjetin tip Mercedes Benz taksi me targa AA140 BZ.
Pas kontrollit të ushtruar në makinë u gjetën 5 kg e 80 gramë lënde narkotike e dyshuar kanabis sativa në formë çokollate e ndarë në pesë pako. Nga ana e uniformave blu u bë sekuestrimi i lëndës narkotike në formë çokollate të presuar, u sekuestrua gjithashtu automjeti me targe AA140 BZ dhe katër telefona celularë.
Në ngarkim të të ndaluarve, Proko, Velaj dhe Çaçi materialet i kaluan Prokurorisë së Tiranës për veprën penale “Prodhim shitje të lëndëve narkotike e kryer në bashkëpunim”./a.y/noa.al
Komentoni mbi këtë lajm më poshtë. Nëse keni diçka për të raportuar mbi këtë temë, na shkruani tek [email protected]
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd





