Transmetuar më 10-08-2015, 08:18

Një futbollist 17 vjeçar brazilian, Leonardo de Paula Oliveira, mbrojtës i Inter de Lages, gjeti vdekjen pasi përplasi kokën gjatë ndeshjes me skuadrën e Metropolitano de Blumenau, e vlefshme për kampionatin Under 20 në Santa Catarina.

Ai u transportua me shpejtësi në spitalin Santa Isabel, ku pas ndërhyrjes së zgjatur mbi një orë, i riu nuk ia doli por ndërroi jetë në orët e para të së dielës.

Patrick Cruz, president i Inter de Lages tha pas vdekjes së tij, “Jemi shumë të trishtuar. Ishte një djalë i rritur nga ne. Është një tragjedi e madhe”./a.y/noa.al

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd