Transmetuar më 10-08-2015, 08:05

Dy persona qëlluan me armë zjarri kundër ndërtesës së konsullatës së Shteteve të Bashkuara të Amerikës, në Stamboll të Turqisë.
Si pasojë e kësaj ngjarje ka pasur dhe shkëmbim zjarri me policinë. Mësohet se gjatë të shtënave nuk ka pasur të plagosur.
Ndërkohë që të dy agresorët arritën që të arratiseshin duke humbur gjurmët. Nga ana e policisë po punohet për identifikimin dhe kapjen e tyre, si dhe për të zbuluar shkaqet e sulmit me armë./a.y/noa.al
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd





