Transmetuar më 10-08-2015, 07:56

Tiranë, 10 gusht 2015, NOA.al- “Gruaja tentoi të hapë bombolën në pjesën e kuzhinës. Më kërkoi ndihmë se nuk po e hapja dot. Në momentin që mora çelësin për t’a hapur shpërtheu”.

Janë këto fjalët e thënë nga Abdullah Dervishi, pronari i ëmbëltores në kryeqytet ku pasditen e djeshme ndodhi shpërthimi, gjatë dëshmisë së tij lidhur me ngjarjen.

Dëshmia e tij është dhënë nga spitali, ku ai ndodhet në gjendje të rëndë, si pasojë e shpërthimit ku mbetën të plagosur 21 persona.

Dervishi ka thënë se ka tentuar t’a hapë me forcë bombolën për t’a ndërruar, por pasi ka tentuar me çelës thotë se e ka gjetur veten në rrugë, i hedhur nga shpërthimi i fuqishëm.

Nga shpërthimi i gazit 21 persona mbetën të plagosur sot në zonën e “Don Boskos”, edhe tre pjestarët e familjes Dervishi, pronarët e ëmbëltores.

Sipas hetimeve parparake bëhet e ditur se shpërthimi i cili përgjaku zonën e “Don Boskos” në kryeqytet, ndodhi për shkak të problemeve me bombolën e gazit, e cila përdorej në kuzhinën e ëmbëltores./a.y/noa.al

Komentoni mbi këtë lajm më poshtë. Nëse keni diçka për të raportuar mbi këtë temë, na shkruani tek [email protected]

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd