Transmetuar më 09-08-2015, 19:45

Kush ka probleme seksuale, synon që ti fshehë edhe ndaj vetes, duke u kushtëzuar shpesh gjatë gjithë jetës.

Pasiguria, nervozizmi, zemërimi, zilia dhe posesiviteti, mund të lindin nga sjelljet depresive, fobitë, por edhe nga ndrojtja. Përballë këtyre situatave shpesh nuk ka nevojë për terapi, por thjesht duhet të flisni me partnerin, të lini mënjanë çdo siklet dhe të kuptoni që i përkisni njeri tjetrin.

Gjëja e parë që duhet të bëni është që të pranoni se ekziston një problem në raportin seksual dhe ditë pas dite, mundohuni të kuptoni së bashku se ku çalon.

Mos mohoni ekzistencën dhe kënaqësinë tuaj seksuale, por flisni pa turp, deri sa edhe ju të ndjeni atë që iu mundon.

Nuk është e thënë që ta ktheni në dramë situatën tuaj, por nga një raport seksual në tjetrin, përmirësoni pozicione, përkëdheli, por edhe dialogun në shtrat, duke shprehur dëshirat tuaja./a.y/noa.al/

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd