Transmetuar më 09-08-2015, 18:43

Tiranë, 9 gusht 2015, NOA.al- Një bombol gazi ka shpërthyer në një lokal në kryeqytet. Shpërthimi ka ndodhur në zonën e “Don Boskos” në Tiranë, rreth orës 18.35 të pasdites së sotme.

Nga të dhënat paraprake flitet për 21 të plagosur, në mesin e tyre një në gjendje të rëndë në Spitalin e Traumës.

Në vendin e ngjarjes kanë mbërritur forcat zjarrfikëse dhe uniformat blu, të cilat po punojnë për zbardhjen e rrethanave të shpërthimit.

Paraprakisht dyshohet se ngjarja është aksidentale, si pasojë e rrjedhjes dhe shpërthimit të bombolës së gazit.

Mësohet se pjesa më e madhe e të lënduarve ishin klientë të lokalit.

Ministri Beqaj viziton të plagosurit ne DSUT

Rreth orës 20:52 ne ambientet e QSUT­së, ka mbërritur edhe  Ministri i Shëndetësisë, Ilir Beqaj, i cili  ka vizituar n të plagosurit e shpërthimit në “Don Bosko”.

Ndërkohë që mësohet se drejt QSUT­-së, në repartin e Djegies janë transportuar të gjithë të plagosurit që më herët u shtruan në spitalin e Traumës.

Flet mjeku Dritan Çela: Në spitalin traumës janë paraqitur 18 persona të dëmtuar

Mjeku Dritan Çela ka informuar mediat në lidhje me gjendjen shëndetësore  të 18 personave të paraqitur pranë Spitalit të Traumës.

Ai tha se 6, persona janë në gjendje të rëndë shëndetësore. 5 persona ndodhen në repartin e plastikës. 1 person ndodhet në repartin e kirurgjisë dhe 2 persona ndodhen në repartin e ortopedisë.

Nga 18 personat e paraqitur pranë Spitalit të Traumës, mjeku Çela u shpreh se, një prej tyre të dëmtuarve me mbiemrin Cani është në gjendje të rëndë.

Sipas mjeku ky person është në gjendje më të rëndë pasi ka marrë dëmtime të mëdha në kokë dhe në qafë dhe ndodhet në reaminacion nën kujdesin e rreptë të mjekëve.

Mjeku Çela tha gjithashtu se gjendja e pacientëve të tjerë është nën kontroll dhe nuk rrezikojnë jetën.

Policia: Shkak i shpërthimit rrjedhja e gazit në pajisen pjekëse

Burime nga policia bëjnë me dije se nga hetimet paraprake dyshohet se shkak për këtë shpërthim të fuqishëm ka qenë rrjedhja e gazit në pajisjen pjekëse të lidhur me bombolën.

Gjithashtu policia ka bërë të ditur se ka nisur hetimet për pronarin e dyqanit për shkelje të kushteve teknike.

Personat e dëmtuar nga shpërthimi në lokalin pranë zonës së Don Boskos  janë:

Klaudio Marashi, 18 vjeç

Enrik Hima, 27 vjeç

Sabri Baruni, 60 vjeç

Dhori Qirjo, 30 vjeç

Mateo  Zoto, 30 vjeç

Xhelabie Kulla, 67 vjeç

Alferd  Shani , 67  vjeç

Fadil Tuzi, 30 vjeç

Edvin Liko, 30 vjeç

Kujtim Cani, 50 vjeç

Xhemila Shani, 60 vjeç

Edlira Shima, 20 vjeç

Evgjeni Bregu, 48 vjeç

Kristi Koreci, 20 vjeç

Krenar Bega, 38 vjeç

Olsi Beqiri, 27 vjeç

Nebie Muhedini, 67  vjeç

Endrit Marku, 27 vjeç

Nga shpërthimi  kanë të plagosur edhe pronari i lokalit Abdulla Dervishi dhe vajza e tij Jonida Dervishi.

/a.y/noa.al/

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd