
Korçë, 9 gusht 2015, NOA.al- Radhë të mëdha me emigrantë shqiptarë në hyrje dhe në dalje të pikës kufitare të Kapshticës.
Emigrantë që presin të kalojnë kufirin për t’u kthyer drejt shtetit fqinj Greqisë, sjellin për Noa.al videon që gjeni bashkëngjitur, ku shihet radha e gjatë automjeteve.
Ata thonë se çdo mjeti i duhet të presë afro tre orë, pasi pala greke nuk ofron shërbimin, duke i lënë në radhë në temperatura të larta.
Ndërsa pala shqiptare punon me kapacitet të plotë, ajo greke punon në mënyrë të reduktuar. Më problematike situata paraqitet në dalje të vendit./a.y/noa.al
Komentoni mbi këtë lajm më poshtë. Nëse keni diçka për të raportuar mbi këtë temë, na shkruani tek [email protected]
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd





