Transmetuar më 09-08-2015, 16:58

Ella Peggie është një vajzë e vogël australiane nga Queensland, e lindur në vitin 2014 pa krahun e majtë.

Kur nëna e sja ishte në kërkim të një qenushi për të adoptuar në familje, zgjodhi Snowy, një qen të cilit i mungon njëra këmbë.

Mes qenushit dhe vogëlushes ka lindur një miqësi e bukur dhe ata janë bërë të pandarë.

“Kur të nisë të kuptojë se është “ndryshe”, do jetë mirë për Ella që të shohë se nuk është vetëm”, tha nëna e saj Brooke për Daily Mail.

Gruaja tregon se vajza është mjaft e lumtur dhe se ajo krahas qenushit, luan shumë me vëllanë Blake./a.y/noa.al

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd