Transmetuar më 09-08-2015, 16:40

Lezhë, 9 gusht 2015, NOA.al- Katër anëtarë të një familje janë plagosur si pasojë e një aksidenti të ndodhur në Shkopet.

Të plagosurit mësohet se janë turistë polakë të cilët ndodheshin me pushime në vendin tonë. Aksidenti ndodhi në orët e para të pasdites së sotme në fshatin Skuraj, ku makina me të cilën udhëtonin dy bashkëshortë polakë dhe dy fëmijët e tyre ka dalë nga rruga, duke rënë nga një urë pesë metra e lartë.

Të dëmtuarit janë dërguar drejt spitalit të Lezhës, për marrjen e ndihmës së nevojshme, ku kanë marrë vetëm lëndime të lehta.

Bëhet e ditur se të lënduarit, identitetet e të cilëve nuk dihen, ishin nisur drejt Burrelit. Efektivët e policisë të sinjalizuar për këtë rast kanë mbërritur në vendin e ngjarjes dhe po hetojnë.

Policia flet mbi aksidentin

Në  orën 15.30 në aksin rrugor Milot-Burrel, vendi i quajtur Shkopet, pranë Restorant “Shkopeti”, mjeti veturë i markes Fiat Punto me targa Polake  SMI 14 N1, drejtuar nga shtetasja  A. G, 37 vjeçe,  ka dalë nga rruga.

Në mjet udhëtonte dhe bashkëshorti me  dy fëmijët.

Policia rrugore ka shkuar menjëhere në vengjarje ku së pari është interesuar për jetën e personave që udhëtonin në automjet, ku ka rezultuar se as drejtuesja e automjetit dhe as familjarët që udhëtonin në të nuk ishin të dëmtuar.

Si pasoje e daljes nga rruga jane evidentuar vetem deme materiale.

Policia Rrugore ka kryer veprimet administrative, ku drejtuesen e automjetit e ka ndërshkuar me masë administrative  gjobë, për humbje kontrolli gjatë drejtimit automjetit.

Automjeti u transportua me karrotrec drejt Qendres Betanja, fshatin Bilaj në  Fush-Krujë./a.y/noa.al

Komentoni mbi këtë lajm më poshtë. Nëse keni diçka për të raportuar mbi këtë temë, na shkruani tek [email protected]

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd