Transmetuar më 09-08-2015, 15:46

Nicole Barr, është një vajzë angleze 12 vjeçare nga Harlow, Essex. Ajo arriti të marrë 162 pikë në testin e inteligjencës QI, një nivel më i lartë se Albert Anjshtajn dhe Stephen Hawking, të cilët mbeten dy pikë pas saj.

Nicole, e cila bën pjesë në komunitetin rom të Harlow, është ndër 100 njerëzit më inteligjentë në botë.

Nëna e saj Dolly Buckland, 34 vjeçe thotë se është jashtëzakonisht krenare për të. Ndërsa babai James, pretendon se rezultati i saj i shkëlqyer vjen, pasi bën pjesë në komunitetin rom.

Në moshën 10 vjeçare Nicole, ishte në gjendje të zgjidhte probleme komplekse të algjebrës dhe ka pasur gjithmonë një memorie të shkëlqyer.

Nicole jeton me familjen në një rulotë në Harlow, rreth 50 kilometër në veri të Londrës, dhe prindërit e saj ndonëse të ndarë, janë krenar për të. Nicole studion shumë dhe këtë verë do të marrë pjesë në një konkurs letërsie me vjershat e Shakespeare./a.y/noa.al

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd