
Tiranë, NOA.al- Orët e para të mëngjesit i gjithë ditës territori shqiptar do të dominohet nga moti i kthjellët dhe vranësira të lehta e kalimtare. Mesdita do të sjellë zhvillim të vranësirave në zonat malore verilindore dhe juglindore dhe shira lokale, kryesisht rrebeshe.
Pjesa e dytë e ditës do të vijojë me kthjellime dhe vranësira të lehta në zonat e ulta dhe bregdetare duke lënë me vranësira dhe shira të përkohshëm zonat malore përgjatë kufirit Lindor. Kjo situatë e motit do të vijojë edhe gjatë natës. Temperaturat e ajrit nuk do të pësojnë shumë ndryshime duke ruajtur të njëjtat vlera të tyre konstante.
Era do të fryjë kryesisht e lehtë me shpejtësi maksimale deri 17 km/h nga drejtimi veriperëndimor duke bërë që në det të gjenerohet dallgëzim 2 ballë.
Europa
Vranësirat e dendura dhe shirat do të vijojnë për vendet Nordike dhe Europen verilindore. Po ashtu, me vranësira dhe shira të dobët paraqitet situata në Ishujt Britanike, kryesisht brigjet jugore të ishujve.
Kthjellime dhe vraneisra te lehta do të dominojnë kushtet e motit në jugperëndim të Europës. Po ashtu, mot me diell dhe temperatura të larta do të përjetojë pjesa më e madhe e Europës. /e.gj/noa.al
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd





