
Tiranë, 9 gusht 2015, NOA.al-Ish-nënkryetarit të Parlamentit të Shqipërisë dhe deputetit socialist Namik Dokle nuk i kanë pëlqyer peshqirët e plazhit me flamurin kombëtar, që së fundmi janë para shpesh në treg dhe të përdoruar nga shumë vetë në plazh, duke lën një shije të keqe në momentin kur e sheh. Në rrjetin e tij social në Facebook, deputeti Dokle është shprehur shumë i indinjuar për këtë cëcshtje.
“SHQIPONJA NEN PRAPANICE…
Nuk doja të bezdisja njeri me statuset e mia në këtë vërë të nxehtë dhe njëherësh të djersitur politikisht, por edhe në breg të detit shikon gjëra që të bëjnë të shkruash. Pashë një peshqir plazhi në imitim të flamurit tonë Kombëtar. Shqiponja nën prapanicë…O njerëz, prodhoni ç’të doni me simbolet kombëtare,por jo peshqirë plazhi! Të brendshme jo e jo!”, ka shkruar Dokle.
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd





