Transmetuar më 09-08-2015, 10:53

Shkodër, 9 gusht 2015, NOA.al-  Arrestohet në flagrancë shtetasi Alban Rranxi, 21 vjeç, banues në Shkodër.

Policia e këtij qarku informon se  arrestimi i këtij shtetasi u bë pasi është kapur në plazhin e  Velipojës, duke drejtuar pa leje drejtimi mjetin  “Ford”  me targë SH 8156 C, gjatë kontrollit në mjet i janë gjetur dhe sekuestruar , një  armë zjarri pistolete TT, me një krehër me 7 fishekë, 39 kartëmonedha 50 euroshe të falsifikuara si dhe  1.6 gr. lëndë narkotike e llojit hashash.

Pas arrestimit , policia i ka kaluar materialet  Prokurorisë, për veprat penale të "Armëmbajtje pa leje", "Prodhim dhe shitje narkotikësh", "Falsifikim i monedhave" dhe "Drejtim mjeti në mënyrë të parregullt". /e.gj/noa.al

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd