Transmetuar më 09-08-2015, 09:21

Berat, 9 gusht 2015, NOA.al- Në kuadër të operacionit antikanavis në Berat janë asgjësuar 1850 bimë narkotike  dhe kanë rënë në pranga 6 shtetas, të cilët akuzohen për kultivimin e tij.

Policia e këtij qarku bën të ditur se  ka filluar procedimi për shtetasit  P.F, 27 vjeç, banues në Berat, E.F, 29 vjeç, banues në Berat, S.F, 45 vjeç banues në Berat, B.F, 33 vjeç banues në Berat, I.F, 29 vjeç, banues në Berat, D.F, 31 vjeç, banues në Berat.

Këta shtetas kishin kultivuar bimë narkotike në pronat e tyre në fshatin Kostren 2, ku policia gjeti dhe  asgjësoi  600 rrënjë bimë narkotike Canabis Sativa.

Gjithashtu policia ka asgjësuar 1250 rrënjë bimë narkotike Canabis Sativa, të cilat varionin nga 140 deri në 240 cm të larta, që janë gjetur në pyllin e Karanxhës midis fshatrave Strorë e Orizaj,  në Skrapar të mbjella në dy parcela. /e.gj/noa.al

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd