
Ndahet nga jeta Filip Plevneliev, djali 14-vjeçar i presidentit bullgar Rosen Plevneliev, pasi vuante nga një sëmundje e rëndë.
Kabineti i Presidentit informon se, Filipi ka vdekur si pasojë e një sëmundjeje të rëndë, megjithëse nuk ka pasur as shenja e as simptome. Aorta i është çarë nëpër tërë gjatësinë dhe i ka shkaktuar gjakderdhje të brendshme.
“Sot, më 8 gusht, na la djali ynë i madh, Filipi. Ai ishte një fëmijë i mirë dhe i fortë, na jepte gëzim neve dhe të gjithëve që e njihnin. Ky është një çast jashtëzakonisht i rëndë për familjen, për mua, bashkëshorten dhe dy djemtë tanë dhe Ju lutemi që të na lejohet qetësi në pikëllimin – e transmetoi sekretari deklaratën e presidentit Plevneliev.
Presidenti bullgar dhe bashkëshortja e tij Julijana kanë edhe dy djem më të vegjël, Asenin dhe Pavlen. /e.gj/noa.al
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd





