
Ky është horoskopi për ditën e diel 9 gusht 2015 që Noa.al sjell për ju. Dita e sotme do të jetë një ditë e mirë për të zgjedhur partnerin tuaj. Zhvillimet e sotme do t’ju bëjnë të mundur të shikoni realisht se kush është në anën tuaj dhe kush jo, si në kohë të mira ashtu edhe kur ju keni probleme. Tregohuni të zgjuar për të ndarë njerëzit.
Dashi
Për të gjithë ju që jeni në një lidhje, dita e sotme do t’ju shërbejë për ta forcuar më shumë atë. Ndërsa për ata që janë vetëm, ditën e sotme do tu duhet të bëjnë një lloj sakrifice për të bërë të mundur tërheqjen pas vetes të personit që kanë kohë që e pëlqejnë. Ana juaj financiare është e qëndrueshme ndaj ju mund të kryeni edhe ndonjë shpenzim më tepër se zakonisht.
Demi
Dita e sotme do të jetë e mirë për ju në lidhje çift, do të zgjidhni një e nga një te gjitha problemet dhe do të jeni më të qetë. Për ju që jeni ende pa një lidhje duhet ta kuptoni se nuk duhet të jepeni vetëm pas punës , gjeni kohë t;ju përkushtoheni edhe ndjenjave. Jeni paksa të shpërndarë përsa ju përket financave, ndaj duhet të reflektoni dhe të tregoni kujdes për çdo hap q hidhni.
Binjaket
Do jeni me shume fat gjate kësaj dite ju te dashuruarit dhe do i zgjidhni te gjithë mosmarrëveshjet qe keni pasur. Mbrëmja do jete akoma me e mire. Ata që janë singël do realizojnë takime të njëpasnjëshme dhe në fund do e gjejnë personin që do ju përshtatet më së miri. Me shpenzimet tregohuni sa më të arsyeshëm nëse nuk doni të keni probleme më vonë.
Gaforrja
Çdo gjë ka për te ecur për mrekulli sot mes jush dhe partnerit tuaj. Shfrytëzojeni sa më shumë që të mundeni çdo moment pranë partnerit tuaj, sepse jo gjithmonë vijnë mundësi të tilla. Për ata që nuk janë në një lidhja dita e sotme nuk këshillon të vlerësoni njohjet e reja, sepse mund të takoni njerëz që më vonë do t’ju bëjnë të vuani.
Luani
Yjet janë në favorin tuaj, ditën e sotme përsa i përket lidhjes në çift. Do të kaloni më tepër kohë pranë ta dashurit të zemrës dhe emocionet do të shumëfishohen. Për ata që janë vetëm do të vazhdojnë të mbeten të vetmuar, sepse mundësitë që do ju jepen nuk do të jenë të mira.
Virgjëresha
Do ëndërroni pa fund gjatë kësaj ditë ju që jeni në një lidhje dhe realiteti do t’ju duket paksa zhgënjyes. Rikthehuni sa më parë me këmbë në tokë që të mos keni probleme. Të ardhurat do të kenë përmirësime të njëpasnjëshme gjatë kësaj dite. Do të kryeni edhe disa shpenzime më tepër se zakonisht.
Peshorja
Asnjë planet nuk do të ketë ndikim të drejtpërdrejtë tek lidhja juaj në çift sot. Në shumë momente do të keni dyshime dhe nuk do të dini si të veproni. Mirë është të flisni me një koleg sa me shpejt. Për ata që janë singel dita e sotme do t’ju shërbeje për të menduar më tepër për të ardhmen dhe nuk do të hedhin hapa të pamenduar.
Akrepi
Dite e kënaqshme do jetë kjo e sotmja për ata që janë në një lidhje. Do i merrni gjërat me pozitivizëm dhe e ardhmja do të jetë më e ndritur. Ju që nuk jeni në çift do të qëndroni gjithë kohës me miqtë e ngushtë dhe do të argëtoheni pa fund me ta. Në planin financiar do t’ju duhet të ndërmerrni më tepër rreziqe nga zakonisht në mënyrë që gjendja të stabilizohet. Do ja dilni mbanë
Shigjetari
Marrëdhënia në çift do të ketë disa probleme të vogla në orët e para të mëngjesit, por me kalimin e orëve ju do të reflektoni gjerë e gjatë dhe do gjeni një zgjidhje sa më të mirë. Ata që janë vetëm do të bëjnë të pamundurën të gjejnë personin që kane ëndërruar dhe do ja dalin mbanë. Ne planin financiar duhet te tregoheni më vigjilente, sepse në të kundërt situata do ju dalë jashtë kontrollit.
Bricjapi
Nëse lidhja juaj ka mundur t’i kaloje me sukses të gjitha sfidat që keni pasur së fundmi, me siguri që çdo gjë ka për të ecur për mrekulli edhe sot. Personat që janë vetëm dita e sotme do të jetë me fat në dashuri dhe do e ndryshojnë menjëherë statusin e tyre.
Ujori
Yjet janë në favorin tuaj sot për ju që jeni në çift. Do të dashuroheni pa kushte me atë që keni në krah dhe do të bëni plane për të ardhmen. Kush është s’ngel sot do të jetë i parezistueshëm dhe do të marrin ftesa pa fund. Mire është që të mendohen mirë para se të pranoni diçka. Me shpenzimet do jeni të pakujdesshëm, prandaj financat do të jenë problematike.
Peshqit
Do merreni vesh për çdo gjë sot me atë që keni në krah dhe marrëdhënia në çift nuk do të ketë aspak probleme. Të shkuarën do e lini pas dore. Ata që nuk kanë një lidhje dita e sotme do të jetë e pafat në dashuri kështu që mos shpenzoni kohë kot sot për të gjetur princin e kaltër. Tregoni kujdes me anën financiare, disa gjëra kanë lëvizur ditët e fundit dhe jo për mirë.
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd





