Transmetuar më 08-08-2015, 17:50

Kënga e re “Drag me Down” e grupit One Direction po thyen një tjetër rekord duke kryesuar klasifikimet britanike.

Kënga ka arritur të thyejë një rekord, duke arritur klikimet më të shumta të arritura ndonjëherë brenda një jave në Britani.

“Drag me Down” është kënga e parë e grupit One Direction si katërshe, pas largimit të Zayn Malik.

Kjo këngë ishte një surprizë për të gjithë fansat e grupit, pasi flitej se ata nuk po punonin për projekte të reja muzikore. /e.gj/noa.al

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd