Transmetuar më 08-08-2015, 17:34

Ata që janë të fiksuar pas teknologjisë tashmë në treg mund të gjejnë  modeli më të i ri të orës së dorës nga Pebble.

Ai quhet “Time Steel”, me një skelet çeliku dhe me përmasa më të vogla se modeli i parë dhe ka një ekran “e-paper” me ngjyra.

Skeleti i orës ka një formë të lakuar për t’u përshtatur më mirë me kyçin dhe bateria mund të zgjase  deri në 10 ditë, ndryshe nga 7 që kishte modeli i mëparshëm prej plastike. Ekrani nuk është “touch”, por komandat jepen me butona anësorë.

Objekti përmban edhe një mikrofon, përmes të cilit mund të regjistrohen përkujtime të shkurtra dhe t’u përgjigjesh në formë zanore mesazheve dhe njoftimeve. Sahati kushton rreth 300 euro për variantin me rrip lëkure dhe 350 për atë prej çeliku. /e.gj/noa.al

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd