Transmetuar më 08-08-2015, 15:00

U vra dhe u copëtua për një borxh prej 6 mijë dollarësh, lidhur me drogën. Pas disa ditë hetimesh zbulohen rrethanat në të cilat u ekzekutua Eva B., një vajzë franceze 23 vjeçare, trupi i së cilës i copëtuar u gjet i fshehur brenda një valixheje, në një apartament në Tuluzë të Francës.

Dyshimet janë përqendruar mbi katër persona, tre djem dhe një vajzë me moshë nga 19 deri në 22 vjeç, të cilët janë ndaluar nga policia.

Hetuesit mendojnë se janë pikërisht katër të rinjtë ata që e kanë masakruar vajzën, duke i prerë gjymtyrët dhe duke pastruar skenën e krimit. Prej disa muajsh, katër studentët kishin filluar të merreshin me trafik droge, duke e shitur në doza të ndryshme.

Edhe Eva ishte përfshirë në rrjetin e shpërndarjes, dhe kishte një borxh prej 6000 euro ndaj të rinjve, thotë prokurori i Tuluza, Pierre-Yves Couilleau.

Sipas tij mbrëmjen e krimit, dy të rinj me moshë 19 dhe 22 vjeçare shkuan në shtëpinë e viktimës për të konsumuar drogë dhe me Evën do të diskutonin lidhur me çështjet e borxhit, ku situata ka degraduar.

Dyshohet se krimi është frymëzuar nga seriali amerikan “Breaking Bad”. Ndërkohë pranë valixhes ku u gjet trupi i viktimës, u gjet aromatizues ajri dhe insekticid. Mendohet se autorët e krimit kanë tentuar që ta shkrijnë trupin e viktimës me acid, në mënyrë që të zhduknin çdo gjë.

Trupi i 23 vjeçares u gjet të hënën e kaluar, pas denoncimit të nënës e cila nuk kishte lajme për të bijën qysh prej 28 korrikut. Kur gruaja lajmëroi policinë për të hapur derën e shtëpisë, u ndje një erë e rëndë nga valixhja ku ndodhej kufoma. Brenda saj u gjet trupi i copëtuar./a.y/noa.al

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd