
Aktorja Scarlett Johansson ka lënë plotësisht duhanin, për dashurinë ndaj vajzës së saj. 30 vjeçarja, solli në jetë vajzën Rose, si fryt i martesës me të shoqin Romain Dauriac në shtator të vitit të kaluar.
Ajo ka qenë gjithmonë e varur nga duhani, por që nga lindja e së voglës e ka reduktuar në mënyrë të ndjeshme pirjen e tij.
Burime pranë aktores thanë për “Us Weekly” se Scarlett pi fare rrallë duhan dhe është në fazën e lënies përfundimtare. Mësohet se ndërprerja e duhanit ka përmirësuar edhe kordat e saj vokale.
Siç shkruan revista, Scarlett është e vetmja që mund ta qetësojë të bijën kur qan dhe se dadoja nuk i’a del dot. Bëhet e ditur se aktorja i këndon këngë të ndryshme deri sa e qetëson./a.y/noa.al
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd





