Transmetuar më 08-08-2015, 13:32





Një grua e moshuar 91 vjeçare, është shokuar nga ajo që është gjetur në barkun e saj. Estele Melendez kishte dhimbje barku të vazhdueshme dhe mjekët dyshonin se bëhej fjalë për tumor.
Por pas një vizite të specializuar, mjekët zbuluan se bëhej fjalë për një fetus, të cilin gruaja e mbante në bark prej 60 vitesh.
Gruaja nga La Boca në Kili, tha se ka zhvilluar jetën e saj normalisht, por vetëm muajt e fundit kishte pasur dhimbje të vazhdueshme.
Për shkak të moshës së Melendez, mjekët e konsiderojnë ndërhyrjen kirurgjikale më të rrezikshme, se sa ta lënë të moshuarën në gjendjen që është/a.y/noa.al
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd





