


Pas thuajse 500 vitesh, nis të flitet sërish për gjueti shtrigash. Pesë grua u rrahën dhe u vranë mëngjesin e sotëm në një fshat të Indisë qendrore, të akuzuara për shtrigjëri.
Incideni shokues ndodhi në Mandar, rreth 40 km larg Ranchi, qendër e shtetit tribal të Jharkhand.
Sipas policisë, gratë u nxorrën nga shtëpitë e tyre dhe u goditën me shkopinj dhe shufra hekuri nga një grup të rinjsh në fshat, deri sa gjetën vdekjen.
“Banorët e zonës, i konsideronin si të përfshira në disa rituale të magjisë së sezë dhe kundër syrit të keq”, u tha nga policia.
Trupat e viktimave, të cilat janë nga familje të ndryshme janë dërguar për autopsi. Rastet e ekzekutimeve të grave të quajtura “shtriga” janë të përsëritura në Jharkhand, ku episodi i fundit u shënua në fund të korrikut, kur një grua u vra e dyshuar për magji të zezë./a.y/noa.al
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd





