Transmetuar më 08-08-2015, 11:00

Sarandë, 8 gusht 2015, NOA.al- Drogë dhe lëndë plasëse janë gjetur në autobusin e linjës Ninat- Sarandë, duke çuar në arrestimin e një personi.

Pasditen e djeshme në vendin e quajtur “Kanali i Çukës” Sarandë, gjatë kontrollit të ushtruar në automjetin tij autobuz linje Sarandë- Ninat, me targë AA676CN, në pronësi të një 54 vjeçari, u gjet kanabis dhe afro 4 kilogramë lëndë plasësee.

Burime zyrtare nga policia thanë për Noa.al, se u bë arrestimi i 54 vjeçarit Halit Hasani, me banim në fshatin Ninat, i cili ndodhej në drejtimin e autobusit.

Në cilësinë e provës materiale janë gjetur dhe sekuestruar 695 gramë lëndë narkotike e llojit kanabis sativa, 3 kilogramë e 765 gramë lëndë plasëse e llojit “Nitrat”, tre kapsolla me fitil zjarr-përciellës dhe 9 kapsolla detonatore të mbështjella dhe të futura në një qese.

Lidhur me aktivitetin e 54 vjeçarit vijojnë hetimet, ndërsa në ngarkim të tij materialet i kaluan Prokurorisë së Sarandës për ndjekje të mëtejshme./a.y/noa.al

Komentoni mbi këtë lajm më poshtë. Nëse keni diçka për të raportuar mbi këtë temë, na shkruani tek [email protected]

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd